Regjisori Gjergj Xhuvani ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
I biri, Kostandin Xhuvani është liruar sot nga qelia vetëm për pak orë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit.
I riu ishte me pranga në duar dhe i shoqëruar nga gardianët e burgut gjatë gjithë kohës. Ne ceremoni morën pjesë shumë aktorë, regjisorë e emra të njohur të ekranit, miq të Xhuvanit.