ShowBizz

I preferuari i VIP-ave, ky është fshati ku shumë të famshëm zgjodhën të kalonin karantinën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:42 - 05/06/20 |
mapo.al

Duket se VIP-at paskan një fiksim për një zonë rurale në veri-perëndim të Anglisë. Fshati i quajtur Cotswold është i preferuari i VIP-ave dhe menjëherë para se të izolohej i gjithë vendi, ata shkuan në shtëpitë e tyre në Cotswold për t’u karantinuar.


Para se gjithë Anglia të izolohej, Rita Ora mori disa ditë pushime në një fshat në veri-perëndim të vendit. Ajo shkoi për të qëndruar vetëm disa ditë në Cotswolds, por izolimi i menjëherëshëm i Britanisë së Madhe bëri që Rita të ngecej atje.


Sipas Daily Star, qëndrimi i Ritës në Cotswolds kushtoi plot 30 mijë euro.


Familja Beckham gjithashtu ka zgjedhur të karantinohet atje, në fermën që ata zotërojnë.


Akroti i “Fifty Shades of Grey”, Jamie Dornan u karantinua po ashtu në këtë vend, së bashku me familjen e tij. Ai ka publikuar shpesh foto dhe video nga karantina duke kaluar kohë dhe duke luajtur me 3 vajzat e tij.

Kate Moss, së bashku me motrën e saj, Lottie Moss janë karantinuar në pronën e tyre në Cotswold.

Zara dhe Mike Tindall janë karantinuar në shtëpinë në Cotswold që është në pronësi të së ëmës së Zara-s, Princeshës Anne.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas