Aktualitet

I prekur me COVID-19/ Humb jetën mjeku Hysni Shkjau





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:06 - 06/07/20 |
mapo.al

Këtë mëngjes Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të dr. Hysni Shkjaut.


I prekur nga Covid-19, mjeku nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.


Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali, në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.


Luftonte prej disa ditësh me COVID-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese. Ai është viktima e dytë në radhët e personelit shëndetësor që humb jetën nga virusi i rrezikshëm.


Ministria e Shëndetësisë i ka shprehur ngushëllimet famljarëve, miqve dhe kolegëve. Ka reaguar edhe ministrja Manastirliu, e cila shprehet se është e prekur nga ky lajm, dhe jep vlerësimin maksimal për mjekun që shërbeu për 4 dekada pa ndërprerje.

Dr. Arjan Pushi ishte viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koronavirusit.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas