Aktualitet

I prekur nga koronavirusi, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla niset me urgjencë në Turqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 13/11/20 |
mapo.al

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur me urgjencë për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar për koronavirusin.






Prej disa ditësh vuante nga sëmundja dhe ishte shtruar në një nga spitalet Covid të vendit tonë.


Ditën e djeshme, gjendja është përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Turqisë për të vijuar atje trajtimin. Pas largimit nga posti i prokurorit, Llalla ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të tërhiqet nga jeta publike.





Kujtojmë se flitet se për dy muajt e fundit janë nisur të paktën 80 chartera me figura të ndryshme në vend drejt Turqisë.



Ditën e djeshme, imzot George Frendo u nis për trajtim të specializuar drejt Italisë ndërsa një ditë më parë, Janullatos u nis drejt Greqisë për t’u trajtuar nga koronavirusi teksa ndodhet në trajtim intensiv në një spital të Athinës.

Lexo edhe :  Mjekët në Indi e krahasojnë krizën e COVID me katastrofën e një tërmeti

Mbetet ende e paqartë përse figurat e rëndësishme zgjedhin të mos trajtohen në Shqipëri, ku kryeministri Rama thekson se kemi kushte njësoj si bota dhe nuk mungon asgjë për pacientët e infektuar./ Faxnews

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas