Aktualitet

I prekuri nga koronavirusi tenton të kalojë kufirin me 2 persona në makinë, gjobitet 700 mijë lekë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 28/09/20 |
mapo.al

KAKAVIJË – Testi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, por kjo nuk e ka penguar taksistin nga Saranda që të marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.


60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Taksisti paraqiti testin e COVID, një kusht i domosdoshëm për të kaluar kufirin drejt Greqisë, ku rezultoi se ishte pozitiv.


Menjëherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për t’u karantinuar në shtëpi, ndërkohë që është gjobitur me 700 mijë lekë.


Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me COVID, të cilët pavarësisht kësaj, nuk janë izoluar, por kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.




Etiketa: , , , ,

Pas