Isli Islami zbuloi ditë më parë se është infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye ka munguar këto kohë në ekran. Në një lidhje live nga shtëpia e tij, ai zbuloi në emisionin që drejton “Wake Up” se ishte prekur nga koronavirusi bashkë me të ëmën.
Isli tregoi se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. Ai tha se bashkë me nënën bënë tamponin dhe rezultuan pozitivë dhe se tani po ndjekin protokollin e Covid-19 të dy.
Por ndryshe nga të tjerët që humbasin shijen dhe nuk kanë neps për asgjë, Isli i kërkoi Orit gjatë intervistës që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ja çonte në shtëpi. Ori premtoi se do ja realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e të ëmës. Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq.
I lumtur për këtë gjë, Isli e ka ndarë menjëherë me ndjekësit e tij byrekun në Instagram dhe ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up” mbahet.
“Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në ‘Wake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.