Aktualitet

“I prisha ditëlindjen”, Albano Bogdo rrëfen si i propozoi për martesë partneres














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:48 - 11/05/21 |
mapo.al

Aktori i humorit, Albano Bogdo është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.






Së fundmi, në një rrëfim ndryshe për emisionin “Piter Pan”, ai ka treguar historinë e veçantë si i ka propozuar partneres së tij.


Bogdo ka thënë se momenti i propozimit ishte ditëlindja e saj, një ditë të cilën ai qëllimisht luajti rolin sikur e kishte harruar, sepse kishte një plan surprizë dhe shumë të bukur për të ardhmen e dyshes.







 




View this post on Instagram

 



A post shared by AlbanoBogdo (@albanobogdo2020)

“Ishte ditëlindja e saj dhe unë qëllimisht nuk i bërë asnjë surprizë, as kur vajti ora 12, nuk isha në shtëpi. Bëra sikur e harrova, sinqerisht ia prisha ditëlindjen.

Të nesërmen, dolëm për darkë bashkë me prindërit e mi. Kur u kthyem në shtëpi, unë po i kërkoja falje që nuk ia mbajta mend ditëlindjen dhe i thashë: “Do të të ulem në gjunjë që të më falësh?”

U ula në gjunjë dhe nxora unazën. Ajo e pa dhe pyeti: “Po kjo ç’është?” “Dhurata për ditëlindjen është dhurata për të gjithë jetën…”, tregoi Albano.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Bogdo bëri bujë me një deklaratë për sa i përket marrëdhënieve në ccift ku u shpreh se kur lidhesh me një të famshëm (referuar vetes së tij) nuk ke të drejtë të shesësh mend.

“Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një të famshëm dhe ai nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur zgjedh unë të të trajtoj ok, kjo s’do të thotë që ti duhet të bësh më e rëndësishme se unë në shoqëri. E merr, e nxjerr jashtë në 2 të natës, ia hedh rrobat nga ballkoni”, u  shpreh Albano.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas