Aktualitet

I propozoi për martesë, zbulohet lidhja e Fjolla Morinës me reperin 22-vjeçar







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:11 - 18/10/20 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit.


Ajo ndodhet në arrest shtëpie në Kukës, pas vendimit të Gjykatës, mirëpo të rejat nga jeta sentimentale nuk kanë fund.




Ditën e djeshme, me anë të disa postimeve në Instastory, Fjolla zbuloi se partneri i ka propozuar për martesë. Ajo publikoi foto të një buqete të madhe me trëndafila të kuq dhe unazën me diamant.



Kush është njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares? Fjolla është përfolur për një romancë dashurie me biznesmenin Fisnik Syla, mirëpo ajo vetë i ka mohuar këto lajme.

Fjolla është në një lidhje me reperin 22-vjeçar nga Kumanova, Bardhyl Idrizi. Prej janarit 2020, ai është nën menaxhimin e “SBS Ent”, kontratë nga e cila dolën në treg këngët “Avash Avash” dhe “Betohemi“, muzika dhe teksti të krijuara nga vetë ai duke u prezantuar si kantautor.


Etiketa: , ,

Pas