ShowBizz

I publikuan videon intime, Scherzinger bie sërish pre e hacker-ave






               Publikuar në : 12:19 - 16/09/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger është përballur për të dytën herë me një sulm hackerash. Dikush i ka vjedhur llogarinë personale në rrjetin social “Instagram”, si dhe i ka publikuar një foto ku i shfaqej fytyra ngjitur me trupin e një modeleje thuajse të zhveshur.


“Ju dua të gjithëve”-shkruhej krahas fotografisë. Postimi qëndroi në llogari të këngëtares për 20 minuta, më pas u fshi. Ndërsa në hapësirën ku përdoruesit ofrojnë të dhëna personale, shkruhej: “Kliko dhe shkarko aplikacionin falas, duke parë videon time të plotë me SEX, me 5000 shkarkime!”



Risjellim në vëmendje se ish anëtarja e grupit Pussycat Dolls u përball gjatë këtij viti edhe me publikimin në rrjet të një videoje intime me ish-partnerin e saj Lewis Hamilton.


Etiketa:

Pas