Rajoni i Pulias i dhuron Tiranës 3 mijë pemë, bashkëpunim me bashkinë…

Rajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar. Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano mbajti premtimin e dhënë një vit më parë, duke dhuruar sot 3 mijë pemët e para, në shenjë miqësie mes dy vendeve, të cilat u mbollën në Liqenin e Farkës, aty ku do të krijohet “Parku i Pulias”.

Presidenti Emiliano vlerësoi maksimalisht punën e Bashkisë së Tiranës dhe nismën e kryebashkiakut Veliaj, për të krijuar një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë të mbjellë nga dora e njeriut. “Pulia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullueshme ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë, të mbjella nga dora e njeriut, me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë. Ky është një lis i pyjeve tona, i cili ka bërë një rrugëtim që nuk ndan, por bashkon dhe hedh rrënjë në Shqipëri. Në Itali ka një ligj ku thuhet: sa herë lind një fëmijë, duhet mbjellë një pemë, ndaj për ne ky është një moment tejet emocionues dhe miqësor sepse Pulia në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e saj”, tha ai. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi Presidentin Emiliano për dhuratën konkrete në forcimin e miqësisë mes dy vendeve.



“Në politikë takojmë shumë njerëz që bëjnë premtime, që nuk mbahen kurrë. Ajo që më vjen mirë është se presidenti Emiliano dha një fjalë dhe e mbajti. Sot është kthyer me skuadrën e tij me 3 mijë pemët e para, ndërsa 1 mijë të tjerat do të vijnë në mars. Në Liqenin e Farkës kemi projektuar një parcelë të re, e cila do të quhet ‘Parku i Pulias’, si park miqësisë, i bashkëpunimit dhe i dashurisë që kemi për njëri-tjetrin”, theksoi Veliaj. Mandej, Veliaj ftoi trupin diplomatik në Tiranë, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

“Mezi pres që të na bashkohen edhe përfaqësi të tjera ndërkombëtare në Tiranë, për të lënë shenjë në këtë qytet. E filloi Presidenti Emiliano me këto 3 mijë pemë dhe mezi pres që edhe rajone të tjera apo kryetarë të tjerë bashkish në Itali t’i bashkohen kësaj nisme. Dua t’i ftoj qytetarët, një mënyrë fantastike për ta festuar këtë fundvit është jo vetëm duke qenë në shesh për të pritur festat, por edhe duke i kujtuar festat. Ata që vijnë nga emigracioni, kush feston një ditëlindje apo ditë të shënuara, mund të mbjellë pemë. Duke mbjellë secili një pemë, mund të japim kontributin tonëpër të kapur një rekord në Tiranë me 150 mijë pemë për këtë sezon”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës dhe Rajoni i Pulias do të rrisin bashkëpunimin edhe në fushën e menaxhimit dhe të trajtimit të ujit të pijshëm. Kryebashkiaku Veliaj dhe Presidenti Emiliano biseduan mbi mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave të suksesshme në fushën e ujësjellës-kanalizimeve. “Kemi gjithashtu një bashkëpunim për çështjen e ujësjellësit, ku Rajoni i Pulias ka një reputacion maksimal te menaxhimi i burimeve ujore. Ki parasysh se është një vend i cili nuk ka shumë burime ujore, që do të thotë se janë bërë mjeshtra i burimeve që kanë. Kështu, besoj se edhe ujësjellës-kanalizimet e Tiranës mund të përfitojnë shumë nga eksperienca e miqve puljezë”, tha Veliaj. Duke vlerësuar bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, ambasadori italian në vendin tonë, Alberto Cutillo e cilësoi rajonin e Pulias një shembull të bashkëpunimit midis dy brigjeve të Adriatikut.

“Diplomacia është konkrete, por dua të them që falë edhe krahinave italiane, Rajoni i Pulias, është vërtet një shembull. Si ambasador i Italisë nuk dua të favorizoj, të gjithë krahinat bëjnë një punë të rëndësishme, por rajoni i Pulias jo vetëm për shkak të afrimitetit gjeografik, por edhe falë kësaj afërsie kulturore e njerëzore, është vërtet një shembull bashkëpunimi ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut”, deklaroi Cutillo. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano përuruan edhe zyrat e reja të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252