Lideri historik i PD, Sali Berisha, votoi sot për kryetarin e ri të demokratëve, dhe u shpreh se pas këtij procesi, partia do të dalë më e bashkuar. Ai tha se mesazhi për sot është pjesmarrja. I pyetur nëse i qendron deklaratës për një rikthim të mundshëm në krye të PD, ai u shpreh se është konsistent në qendrimet e tij.
“Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për Partinë Demokratike dhe vendin.
Jam konsistent në deklaratat e mia”, u shpreh ai i pyetur nëse i qendron deklaratës së dhënë tek Syri TV pak ditë më parë, ku shpalli se mund të rikthehet në krye të PD dhe se nuk njeh asnjë pengesë.
Më herët sot, Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një thirrje në një Kuvend të viteve më parë, ku ai thekson se nuk duhen pritur shqiptarët se çfarë do të bëjnë, por duhet punuar për ta çdo ditë që të kenë shpresë e besim e të mos ikin.
LEXO EDHE: