Sunday, January 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I ra ‘bingoja’, nga pjatalarës në milioner! Historia e Markut nga Puka që trashëgoi pasurinë e italianit

by mapo.al
11/06/2018
in KMR, Kryesore
0

I ftuar dje në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, ishte Mark Ndoj nga Puka i cili tregoi historinë e tij se si nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani të pasur.

Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.



“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motorr tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr.

Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur.

Mendova që t’i kërkoj punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës.

Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi. Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP.

Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte. I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”, tregoi Marku.

Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali. Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë.

Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut. Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur dje italianin në “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të.

Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai. Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Tags: emigrantMarkumilionerëpukashqiptari

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Veting edhe Adriatik Llallës? KPA shqyrton sot kërkesën

Vetingu: Sot jepet vendimi përfundimtar për ish-kryeprokurorin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In