Një video e publikuar nga Daily Mail është bërë virale në rrjetet sociale, ku duket një nënë e re me djalin e saj të vogël në një kopsht zoolgjik, ku ka kafshë të egra në Safari North, Minesota.
Gruas së re i ka rënë portofoli në një pellg të mbushur me aligatorë.
Nëna tentonte të merrnte portofolin mes aligatorëve.
Ndërsa djali dukej i frikësuar dhe i kërkonte të ëmës të largoheshin, ajo vazhdonte të godiste aligatorët me gurë dhe shkopinj për të marrë portofolin.
Nëna ‘guximtare’ arriti të nxjerrë portofolin nga liqeni dhe u largua me djalin.
Administratorët e kopshtit zoologjik nuk ishin në dijeni të këtaj ngjarjeje, e mësuan pasi kjo video u publikua në mediat sociale. Ata do ngrenë akuza kundër gruas për rrezikim ndaj fëmijës.