Kryesore

I ra poshtë intervista për shkak të zhvillimeve, gazetari sërish në zyrën e Ramës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:14 - 25/06/20 |
mapo.al

Gazetari Adriatik Kelmendi, i Klan Kosova, lajmëroi dje në mesditë se kishte regjistruar një intervistë me kryeministrin Edi Rama për zhvillimet e kohës.


Mirëpo, pa kaluar shumë, gjithçka u përmbys për shkak të zhvillimeve në Kosovë me aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.


Kelmendi thotë se intervista ra, por ai gjendet sot sërish në Tiranë ku ka marrë prapë një intervistë me kryeministrin, pikërisht lidhur me njoftimin e Prokurorisë Speciale dhe gjithë pasojave që kjo do të sjellë.


Shenimi i gazetarit Kelmendi:
Kjo më ka ndodhur për herë të parë për 16 vjet Rubikon – dje e kishim regjistruar një intervistë të gjatë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, e cila një orë më pas doli të ishte jashtë kontekstit, për shkak se publikimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit ndërroi gjithçka. U pajtuam bashkë me Ramën që sot ta bëjmë një intervistë tjetër, për të folur për situatën e re të krijuar. Dhe u ktheva sërish sot në Tiranë.


Nuk e di ende se cila prej këtyre dy intervistave është më e mirë. E djeshmja ishte tepër dinamike, me akuza e kundërakuza – madje edhe mes meje dhe kryeministrit 😊 – kjo e sotmja është më e thellë dhe reflektuese. Në fakt, ndoshta do të jetë intervista më e qetë dhe përmbajtësore që ka dhënë Rama viteve të fundit.

Në një orë e gjysmë ai flet se përse teksti i aktakuzës është skandaloz; Si duhet t’i përgjigjen Thaçi dhe Veseli aktakuzës; A duhet të japë dorëheqje Thaçi; Kush dhe pse po e fragmentizon politikën shqiptare në dobi të Serbisë; Pse Haradinaj humbi shansin për liberalizim vizash me Macron në Berlin dhe a është penduar për padinë që ia ka bërë; Pse Kurti harroi flamurin kombëtar dhe bashkimin kur hyri në zyrën e kryeministrit; Çka vlerëson te kryeministri Avdullah Hoti; A ka dështuar procesi i dialogut me Serbinë; A do ta organizojë takimin e liderëve gjithëkombëtarë sipas kërkesës së Pacollit… dhe shumë ekskluzivitete të tjera.

Kurse për intervistën e djeshme u dakoruam që ta transmetoj më vonë, në stilin e Kadaresë që boton sot romanet e mbajtura në sirtar me dhjetra vjet 🙂

Mos e huqni kanalin sonte. Klan Kosova, 20:45


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas