Në një intervistë në televizionin “6+1 Vlora”, me gazetarin Ermal Sika, presidenti i Republikës Ilir Meta ftoi kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv në qytetin bregdetar, ku është zgjedhur edhe deputet.
Por kreu i shtetit është i bindur se ai nuk do ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, i trembur, sipas tij, nga humbja që e pret.
“E ftoj Ramën për të disatën herë për një debat televiziv në Vlore. Por jam i bindur se nuk do të vijë sa kohë atij i ra të fikët edhe nga Babaramo. Kjo tregon qartë që është në gjendje shumë të rëndë. Edi ka frikë të ballafaqohet me mua para Vlorës dhe para të gjithë popullit sepse e ndjen që është i humbur në debat, pa filluar”, u shpreh Meta.
Sa i takon ngjarjes së rëndë në Elbasan një ditë më parë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani pas shkëmbimit të zjarrit mes mbështetësve të PS dhe Strukturës për Mbrojtjen e Votës, pranë shtabit elektoral të PD, Meta tha se përgjegjës është kryeministri Edi Rama.
“Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi. Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve. Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill”, tha Meta.
Gjatë ditëve të fundit, replikat mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama ka qenë shumë të forta, duke mos munguar as etiketimet fyese.