fbpx

ShowBizz

I rikthehet luftës së Kosovës/ Mc Kresha i përlotur: Isha 14 vjeç…





               Publikuar në : 12:43 - 19/05/19 |
mapo.al

Reperi i njohur Mc Kresha ka ndarë mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” kalvarin e mundimeve dhe vuajtjeve përgjatë kohës së luftës në Kosovë. Duke marrë shtysë nga i ftuari në studio, Gramozi, i vetmi i mbijetuar i familjes Berisha nga masakra e Suharekës, Kresha është shprehur i përlotur se plagët e lëna nuk janë mbyllur ende.


“Njoh shumë histori të masakrave të ndryshme. Unë kam qenë gjatë Luftës së Kosovës 13-14 vjeç. Kam ecur në këmbë prej Mitrovicës në Pejë, me gjysmë milioni shqiptarë të tjerë. Kam patur fatin të hipi në një kamion në Pejë, për të vazhduar në Prizren. Atë natë, kur kam mbërritur, ka qenë data 15-16 prill e vitit ’99. Kam mbërritur në Kukës. Pjesa tjetër e familjes sime sapo kishte mbërritur në Shqipëri. I ishte mbyllur kufiri dhe iu desh të ktheheshin në Kosovë. Domethënë familja ime ka bërë në këmbë rreth 300-400 kilometra për dy javë nëpër territorin e Kosovës”- ka treguar Mc Kresha.



“Këto janë plagë që kanë luajtur dhe luajnë shumë rol edhe 20 vite pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”-ka komentuar më tej ai.



Etiketa: , ,

Pas