Aktualitet

I riu gjendet i pajetë, dyshohet se ka vdekur para disa ditësh nga droga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:13 - 13/06/21 |
mapo.al

Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë të pabanuar në Shkodër.






Policia njofton se A.D, dyshohet se ka humbur jetën ditë më parë për shkak të përdorimit të drogës.


NJOFTIMI NGA POLICIA







Shkodër/Informacion paraprak




Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.



Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas