Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I riu i “fluturon” policisë në Fier me 150 km/h, kapet në Vlorë me 159

by mapo.al
27/08/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore, Video
0

Policia Rrugore ka bërë bilancin gjatë orëve të fundit si rezultat i kontrolleve në akset e vendit. Sipas policisë janë konstatuar drejtues mjetesh që lëvizin me shpejtësi të madhe.

“Rrugorja” bën me dije se 22-vjeçari F. M., , duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës.

Më pas është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga shërbimet policore.

Policia e ka ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga patenta.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundërt.

Njoftimi i plotë:
Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Pavarësisht se në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, ka përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë që ka arritur deri në 191 km/h në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, me alkoolin në timon, deri në masën 1.22 mg/l, me përdorimin e celularit në timon dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

22-vjeçari F. M., nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia Rrugore e Fierit, me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, por ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar nga radari i Policisë Rrugore të Vlorës me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga shërbimet policore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me masë administrative 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.

Përgjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të mbështetura dhe nga Patrullat e Përgjithshme e “Shqiponjat”, janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

👉Janë pezulluar 49 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti në sens të kundër.

👉Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1760 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

👉Nga Njësia Operacionale për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë është goditur një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë. Është vënë në pranga shtetasi A. P., 19 vjeç, pasi për të shmangur masën administrative, u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Policia e Shtetit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Jergucat-Muzinë dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me korrektësi të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të gjithë shkelësit e Kodit Rrugor, por njëkohësisht thekson se duhet reflektim dhe përgjegjshmëri nga të gjithë për të mbrojtur jetën kur jemi në rrugë dhe jo vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla.

Përgjatë fundjavës do të intensifikohen akoma më shumë kontrollet, nisur edhe nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike ka akoma fluks të shtuar. Gjithashtu ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistike🚑

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔

Tags: Gjobahiqen patentashpejtësiaVideo

JU SUGJEROJME

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
Aktualitet

‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën

02/07/2022
Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
Kryesore

Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!

02/07/2022
Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
Kronika

Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem

02/07/2022
”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
Aktualitet

”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim

02/07/2022
Next Post
OKB: Skenari më i keq, 500 mijë veta mund të largohen nga Afganistani

OKB: Skenari më i keq, 500 mijë veta mund të largohen nga Afganistani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • ‘Shpalli ‘non-grata’ të gjithë ata që ka financuar Soros në Shqipëri’, kërkesa e përfaqësuesit të Vatrës për Berishën
  • Nuk ka dhënë dorëheqjen, apo pritet rikthimi i Lulzim Bashës në krye të opozitës!
  • Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem
  • ”Së bashku, për ta forcuar këtë miqësi”, Meta shfaqet i qeshur krah Yuri Kim
  • “Ajo që ra sot në sy Babo ishte palla jote me të cilën ndave historinë në dysh, po aq sa Skërficën”, satirë nga Agron Gjekmarkaj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In