Deputeti i PD-së, Dashnor Sula reagoi pas ngjarjes tragjike në Kavajë, ku brenda komisariatit një 31-vjeçar humbi jetën, pasi sipas uniformave blu, ai është vetëvrarë.
Sula shkroi në rrjetet sociale se e kanë informuar që i riu i identifikuar si Ilvi Stameta (në foto) nuk ka vrarë veten, por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
Sula i kërkon Prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe mos lejojë manipulimin e provave.
“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës”.
“Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur” – shkroi deputeti demokrat në reagimin e tij, të cilin e bëri publik në Facebook.
Sipas policisë lokale, pas arrestimit i riu vari veten brenda komisariatit me lidhësen e këpucëve.
Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Mësohet se për të hetuar ngjarjen janë nisur drejt Kavajës një ekip nga Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe SHÇBA.