Aktualitet

“I rrezikshëm” – Italia dëbon biznesmenin shqiptar, pronar hotelesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 19/02/21 |
mapo.al

Policia e Brescia-s ka dëbuar nga Italia sipërmarrësin shqiptar, Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio.





Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se biznesmeni shqiptar, ish-pronar i Darfo Calcio, është etiketuar nga policia si “person i padëshiruar dhe i rrezikshëm për shoqërinë”.


Gëzim Sallaku jetonte në një vilë në Sale Marasino, ndërsa ishte pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo. Ai është dëbuar nga Italia mbrëmjen e djeshme.




“Biznesmeni 48-vjeçar u dëbua nga vendi ynë, u kthye në Shqipëri. Disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve gjyqësore, Sallaku është arrestuar dhe gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale”, shkruajnë mediet fqinje.



Më tej, në shkrim thuhet se ai është përfshirë në vitin 2002 në një skemë mashtrimi, në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura, për evazion fiskal dhe posedim të armëve të zjarrit.

Lexo edhe :  I dënuar për vrasje në Itali me 16 vite burg - Pranga të shumëkërkuarit në Fier (EMRI)

***

Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu.

Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas