Një sasi e madhe prej 102 kilogramësh heroinë, është sekuestruar në një apartament në lagjen Stathmos Larisis, Athinë.
Sipas mediave greke, banesa u mor me qira në datën 24 shtator prej një çifti shqiptar, dhe shkonin shumë pak aty.
Kjo ka nxitur dyshimet e pronarëve të banesës, të cilët kanë raportuar më pas në Polici.
Në vijim u vërtetua se për marrjen me qira ishin përdorur dokumente të falsifikuara, çka shtyu agjentët të merrnin mandat kontrolli.
Në banesë krahas sasisë së lëndës narkotike, u gjetën shenja gishtash, prej të cilave janë identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe të dyshuarit.
Sot në Peloponez u kap një skaf me ngarkesë kanabisi nga autoritet greke, ku në pranga ranë dy persona. Droga mendohet se vjen nga Shqipëria, por ende nuk ka detaje lidhur me poseduesit.
LEXO EDHE:
Kapet një sasi rekord droge në Peloponez, kishte mbërritur nga Shqipëria, pranga dy personave