Aktualitet

I sekuestrohen pasuritë, kush është “Juli i Pashakos”, rivali i Aldo Bares














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 07/10/21 |
mapo.al

37 vjeçarit Julian Sulo i janë sekuestruar sot mbi 70 mijë euro dhe një makinë luksoze që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Sulo nuk është person i panjohur për policinë. Ai njihet në Lushnjë edhe si “Juli i Pashakos”.






Ai ka qenë një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë, ku u ekzekutuan Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares. Sula u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së dy të rinjve por u lirua më pas për mungesë provash.


“Juli i Pashakos” është i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje më 11 qershor 2016 kur u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh, në lagjen “Skënder Libohova”. Lokali në fjalë ishte në pronësi të Arjan Aliços, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. 37 vjeçari u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.







Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e dy pasurive të Sulos, konkretisht sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën *) si dhe Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA * *T. Prokuroria po kryen hetime për Sulon dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, pasi dyshohet se pasurinë e ka vënë përmes aktiviteteve të paligjshme.




1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas