Aktualitet

*I sëmurë dhe i braktisur, Gëzim Kruja bëhet 80 vjeç





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 07/12/19 |
mapo.al

Mesa duket të gjithë e harruan Gëzim Krujën, “Mjeshtrin e Madh”, në këtë 80-vjetor. I vetmi që iu gjend pranë në këtë ditë të veçantë për të ishte kolegu i tij, Zef Deda.


Gazetari Senad Nikshiqi ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë t’i bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran.


Gëzim Kruja duket i habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda. Në këtë 80-vjetor, Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.


Teksa fshin lotët me shaminë e tij të nxjerrë nga xhepi Zef Deda shprehet: Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë.


Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin”.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

*Reportazh i bërë nga gazetari Senad Nikshiqi, me datë 7 Dhjetor 2019, kur aktori i njohur kishte ditëlindjen dhe mbushi 80 vjeç.


Etiketa: ,

Pas