I shoqi ndërroi jetë në komisariat, gruaja: Kishte shenja gjilpërash në trup

Bashkëshortja e Enea Ftoit që humbi jetën në komisariatin e Korçës ka kallëzuar penalisht tre policë, të cilët sipas saj kanë dhunuar deri në vdekje të shoqin.

Ajo thotë se përveç shenjave të dhunës, në trup 27-vjeçarit i kanë bërë edhe gjilpëra. Për rastin po heton Prokuroria e Korçës, ndërsa për efektivët nuk është marre ende asnjë masë administrative.

Në shtëpinë e marrë me qira, familjarët e Enea Ftoit presin ngushëllime sipas traditës. 27-vjeçari u përcoll, me protestë pasditen e së premtes për në banesën e fundit, duke lënë në mjerim bashkëshorten dhe tre vajza të mitura, 6, 5 dhe 1 vjeçe. Varfëria e familjes Ftoi peshon po aq shumë sa vdekja e 27-vjeçarit, për të cilën të afërmit akuzojnë efektivët e policisë së Komisariatit të Korçës. E papunë dhe pa profesion, bashkëshortja 21-vjeçare e Ftoit, thotë se asistenca prej 2.500 lekë të reja, nuk mjafton as për qiranë e apartamentit.

Entela Ftoi: “Jemi pa shtëpi, pa katandi. Ku të mbytem me tre fëmijët, ku të mbytem. Nuk vranë vetëm jetën e tij. Më vranë edhe fëmijët dhe mua”.

Në Drejtorinë e Policisë së Korçës, bashkëshortja e Eneas ka bërë kallëzim, për tre efektivët, të cilët i konsideron përgjegjës për dhunën dhe keqtrajtimin e 27-vjeçarit, gjatë tre ditëve të qëndrimit në Komisariat.

Entela Ftoi: “Për Alqin, Kreshnikun dhe Gurin, që ai iu bënte gjilpërat. Guri që  është shefi i dhomave të sigurisë atje. Këta ditën e parë që e kishin zënë e kishin rrahur në Pazar. Janë policë. Ai përveç shenjave të të rrahurës kishte dhe tre shenja gjilpërash”.

Prokuroria e Korçës thotë se po vijon hetimet për rastin dhe është në pritje të përgjigjeve të ekspertizës mjeko-ligjore dhe ekspertimit të pamjeve të kamerave të sekuestruara në Komisariat. Edhe pse rastet e dhunës në Komisariatin e Korçës janë të përsëritura, ndaj efektivëve përgjegjës për episodet e dhunës ndaj të shoqëruarve nuk është marrë asnjë masë administrative nga Drejtoria e Policisë. /abcnews.al




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252