Aktualitet

I shpërthyen makinën- Prokurori Muça: Eksplozivi ka lidhje me detyrën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:26 - 12/03/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga shpërthimi i automjetit të prokurorit Arjan Muça, një natë më parë në Tiranë.






Burime për Mapo bëjnë me dije se në automjetin e prokurorit, që përdorej edhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare, është vendosur rreth 100 gramë lëndë plasëse.


Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për Mapo, se autoritetet janë rikthyer sërish në vendngjarje për të gjetur prova të reja dhe për të analizuar provat e mbledhura. Dhjetëra kamera sigurie janë sekuestruar me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.







Ndërkohë, sipas raportimeve në media, vetë prokurori Muça pasi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, ka deklaruar se s’ka konflikte, por dyshon se eksplozivi lidhet me punën e tij, ndërsa familjarët janë marrë në mbrojtje nga autoritetet.




Prokurori Muça ka edhe bashkëshorten gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës, Gentiana Muça, ndaj dhe është ende e paqartë nëse ngjarja mund të ketë lidhje me veprimtarinë e të shoqes. Në pyetje do merret edhe bashkëshortja e tij, pasi automjeti përdorej nga të dy.



 

1


Etiketa:

Pas