Aktualitet

I shpëtoi tragjedisë në Bullgari, 17 vjeçarja: Tentova të thyeja xhamin por…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:27 - 24/11/21 |
mapo.al

Zulejha Jasharovska, 17-vjeçarja e cila arriti t’i mbijetonte aksidentit me 46 viktima në Bullgari, ka dëshmuar dinamikën e ngjarjes përmes një interviste të dhënë për media.






17-vjeçarja shprehet se ishte në gjumë në momentin që ndodhi aksidenti dhe kur u zgjua vuri re që të gjithë pasagjerët po bërtisnin.


Ajo rrëfen se u përpoq të thyente xhamin, por pa arritur ta bëjë një gjë të tillë.







Ndërkohë që më pas nuk mban mend asgjë, veçse që e gjeti vetën të shtrirë në tokë.




Intervista



Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?

Lexo edhe :  Gazetari: Të rastësishme tragjeditë shqiptare në Kroaci, Tetovë dhe Bullgari?

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq.

127


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas