Detaje të reja zbardhen nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër mesditën e sotme.
Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash drejt makinës së 30-vjeçarit Fatjon Harusha.
Shënjestra e atentatit mësohet se është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste në Shkodër, Luan Harusha.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona dhe vijon krehjen e zonës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fatjon Harusha po udhëtonte me motor kur u qëllua. Me të ndodhej edhe një femër. Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
LEXO EDHE:
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, Policia: S’ka të plagosur, në kërkim autorët