Nga një emigrant i thjeshtë, një 22-vjeçar nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ngjiti pas asnjë lloj mbrojtje 5 kate të një ndërtese duke kacavjerrë nëpër ballkone për t’i shpëtuar jetën një fëmije qe ishte duke rënë.
Presidenti Macron e priti 22-vjeçarin Mamoudou Gassama në pallatin “Elize”, ku e falenderoi personalisht.
Prej gjestit te tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.
Më herët falenderime i përcolli edhe kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jetë më të mirë në Francë.
Video e Mamoudou Gassamas u shpërnda viralisht në rrjetet sociale.
22-vjeçarit iu deshën më pak se një minutë për të arritur në katin e katërt duke u kacavjerrë nga një ballkon në tjetrin, ndërkohë që fqinjët përpiqeshin ta mbanin fëmijën.
Veprimi i emigrantit është vlerësuar lart edhe nga liderët politikë.
Falënderime për “Spidermanin e 18-të”, referuar distriktit të Parisit në të cilin ndodhi ngjarja, kishte edhe kryebashkiakia e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo. Ajo tha se i riu kishte mbërritur n Francë pak muaj më parë nga Mali dhe ëndërronte ta ndërtonte jetën e tij në Europë.
Gassama tha se ishte duke kaluar pranë pallatit ku ndodhi ngjarja pasditen e së shtunës kur pa shumë njerëz të mbledhur para ndërtesës.
Zjarrfikëset e Parisit thanë se në momentin që ata kishin mbërritur në vendngjarje djali ishte shpëtuar. “Fatmirësisht, gjendej dikush i aftë fizikisht dhe që kishte guximin të ngjitej dhe ta kapte fëmijën”, tha zëdhënësi i zjarrfikësve për “AFP”.
Sipas mediave franceze që cituan autoritetet lokale, prindërit e fëmijës nuk ishin në shtëpi në momentin që djali i tyre pothuajse rrezikoi jetë duke rënë nga ballkoni.