Aktualitet

I shpëtoi nga talebanët, gazetarja e BBC takon vajzat afgane në Lezhë (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 05/09/21 |
mapo.al

Yalda Hakim, gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News ndodhej pak ditë më parë në Lezhë. Ajo është takuar me vajzat afgane të cilat janë strehuar aty.






Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” largoi nga Afganistani pak javë më më parë 59 studentë nga American University of Kabul, ku mes tyre janë gazetarë komedianë dhe prezantues radiofonikë.


Gjatë një interviste për Top Channel, ajo ka treguar se mund të sjellë në Shqipëri edhe disa vajza të tjera të rrezikuara nga minoriteti Hazara. Momente emocionuese mes saj dhe vajzave në Lezhë, ku nuk munguan lotët gjatë takimit të tyre.







Ajo udhëtoi nga Londra drejt Lezhës, për t’u takuar me vajzat të cilat i ka bashkëkombase dhe thotë se ndjen përgjegjësi për t’i ndihmuar ato.




<
>
Yalda Hakim1 Yalda Hakim2 Yalda Hakim3 Yalda Hakim4

Përmes fondacionit të saj ndihmoi të shkollohen qindra vajza e djem në pamundësi ekonomike në vijimin e universitetit. Sipas Top Channel, gazetarja i ka telefonuar disa herë kryeministrit Edi Rama duke i këkruar strehimin e tyre e për mos t’i lënë në kampet e refugjatëve të Katarit.



Pak ditë më parë Yalda Hakim duke folur për operacionin e shpëtimit të këtyre vajzave tha;

“Ky operacion ishte diçka shumë personale për mua. Në dy vitet e fundit më është dashur të njihem me këto vajza të reja nga fondacioni im, duke i parë atyre rezultatet e provimeve por situata e sigurisë së tyre po përkeqësohej. Ato ishin vajza të reja dhe e ndjeva se kisha përgjegjësi për to. Kur isha në Afganistan pak javë pasi ra Kabuli, u tregova se nuk duhet të largoheshin nga shtëpitë pasi po bëheshin gati sulme kamikaze. Disa prej vajzave që tani kanë mbërritur në Shqipëri janë prej minoritetit Hazara, që i përket sektit SHIA të fesë islame. ISIS kishte nisur sulme të pamëshirshme për këtë komunitet duke mos kursyer maternitetin. Ne ia dolëm t’i nxjerrim brenda kohës së mundshme”.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas