Aktualitet

I shpëtoi për ‘fije’ plumbave të 71-vjeçarit, reagon komandanti i ‘Shqiponjave’ të Elbasanit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 25/09/20 |
mapo.al

Komandanti i Shqiponjave në Elbasan, Enkel Xhaferri ka reaguar për terrorin që Lefter Zhidru shkaktoi dje në Elbasan. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Xhaferri tregon se ishte në prag të vdekjes.


“Për pak do shkoja të prezantohesha me Zotin e madhërishëm. Fatmirësisht, ende jo”, shkruan ai referuar situatës së djeshme ku ekipi i Shqiponjave shkoi i papërgatitur për rrezikshmërinë që kishte 71-vjeçari.


Ata pandehën fillimisht se kishin të bënin thjesht me një të moshuar që po konfliktohej me të shoqen. 4 efektivët e Shqiponjave u përballën me plumbat kur shkuan në derën e shtëpisë së Zhidru-s.


Ata shpëtuan falë reagimit të menjëhershëm, duke u ngjitur në katin e tretë të pallatit. Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga RENEA pasi nuk pranoi negociatë, plagosi dy kalimtarë të rastësishëm.




Etiketa: , , ,

Pas