Aktualitet

I shpëtoi tragjedisë së 11 Shtatorit, amerikani vdes nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:45 - 05/07/20 |
mapo.al

Një burrë i cili u bë i njohur nga një fotografi, teksa shfaqej duke vrapuar pasi kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërrua më 11 shtator 2001 ka vdekur nga koronavirusi.


Stephen Cooper, 78 vjeç, vdiq në  mars të këtij viti nga Covid-19 në Delray Beach, Florida, duke e listuar atë në mesin e 138 personave të parë në Palm Beach County që vdiq nga virusi.



Fotografia ikonike e Cooper nga viti 2001, e kapur nga një fotograf i Associated Press, e tregon atë me një zarf të mbështetur në krahun e tij të majtë.


Ai dhe disa persona të tjera duken teksa vrapojnë, ndërsa nga kulla gjigante e rrëzuar dilnin shtëllunga tymi dhe pluhuri.

Stephen Cooper ishte një elektriçist nga Nju Jorku. Për fat të keq ndërroi jetë në Qendrën Mjekësore në Delray për shkak të koronavirusit në Mars.

Ai punoi për Autoritetin e Tranzitit të Qytetit të Nju Jorkut për shumë vite, lindi në Bronx dhe mbështeti shtetin me Ushtrinë gjatë Luftës së Vietnamit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas