Një person, të cilit policia Rrugore i ka kërkuar të ndalojë makinën, për shkak se kishte targa që nuk i përkisnin atij mjeti, nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi duke u aksidentuar me murin e një banese në Babrru.
Policia nuk ka mundur ta kapë dhe ka nisur kontrollet për identifikimin e tij.
“Më datë 10.04.2018, në rrugën “Myslym Keta”, mjeti tip “BMV” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë, duke u larguar me shpejtësi dhe ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T, vjeç 50, banues në Babrru. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.