Eshtë ironike, po pas ndërprerjes së kampinatit të futbollit, për shkak të dhunës së ushtruar në një ndeshje ndaj arbitrit, Edi Rama qenka shfaqur i shqetësuar, dhe sic raporton një pjesë e madhe e medias në vend, ai sot është takuar me shefin e federatës, Duka. Mësohet se Rama i ka kërkuar Dukës të merren masa, për rifillimin e ndeshjeve, pas bojktit që kanë shpallur arbitrat. Cfarë është paradoks këtu, ka lidhje me disa ngjashmëri fatale mes kampionatit dhe asaj që po ndodh në politikë, dy sportet më të ndjekura në fakt në vend.
Edhe zhvillimi normal i sezonit në politikë është ndërprerë, pas daljes së Partisë Demokratike dhe opozitës nga sistemi. Partia Demokratike ka një pretendim të ngjashëm në llogjikë me një ekip që ankohet se ndeshja është e pandershme, e manipuluar, e pabarabartë. Dhe, edhe pse sistemi Var nxori se kërkesat e saj janë të drejta, sërish asgjë nuk ndodhi, dhe sezoni duhej të shkonte në fund. Në këto kushte, PD vendosi të largohet nga kampionati. Këtu vijmë tek roli i dyfioshtë i Edi Ramës. Në ligën ku luan vetë, dhe ku është kapur se ka bërë me hile, ka manipuluar ndeshjen, thotë nuk ka problem pse iku skuadra më e fortë, pretendetja për titull, ndeshja nuk mund të ribëhet, dhe vendin e të ikurve mund ta zënë ekipe të kategorisë së tretë. Sipas tij, jeta politike vazhdon.
Po ky autor, i kësaj cudie, na del se qenka shumë i shqetësuar për garën e futbollin dhe kampionatin e ndërprerë për shkelje të rënda në fushë, në lojë. Në politikë, nuk është problem bojkotimi i ndeshjes, dhe Rama vazhdon i pashqetësuar, aq sa e ndez dafrungën sot në mes të Fierit me një dëng të madh grash, e ai në mes herë si DJ, e herë si fjaltor. Kurse në futboll, jo, nuk bën sipas tij. Nuk lejohet bojkoti dhe u dashka vazhduar patjetër gara, duhet të shkojë sezoni deri në fund.
Këto dy standarde, e bëjnë jo vetëm ironike po dhe shumë provokuese sjelljen e Ramës. Mos u merrni me lojën ne politikë, ku ai e ka manipuluar e ka bërë cka dashur me të, ndërsa lojën në fushën e blertë e do të pastër, dhe të rregullt./MAPO.AL/