Ekonomi

‘I shtrenjtë dhe pa cilësi’/ Karburanti në Shqipëri, kosto e shtuar për…









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 21/11/18 |
mapo.al

Në Shqipëri çmimi i naftës është njësoj sa në Francë dhe më shtrenjte se në vendet fqinje. Arsyeja janë taksat e larta mbi karburantet, por kostot për shqiptarët janë më të mëdha se francezët dhe shkak është cilësia e keqe e karburanteve që shiten këtu. Tregtarët e mëdhenj të naftës thonë të kundërtën, por ata që e paguajnë tregojnë pasojat.



“Nafta këtu vjen e cilësisë së dobët. Detyrohemi shpesh të shkojmë në servis, kësaj herë kam shkuar dhe kam vënë pompën e naftës. U fol njëherë që ka ardhur me squfër. Pagova 510 mijë lek (të vjetra) se bëra pastrim serbatori e të gjitha”,- shprehet një taksiste.


Po çfarë ndodh në serviset e automjeteve në Tiranë. Pjesa me e madhe e tyre trajtojnë problemet që shkakton puna e keqe e motorëve që djegin karburantet pak cilësorë. Të parat që dëmtohen janë filtrat e më pas edhe impianti i shkarkimit dhe katalizatori.




“Pjesa e karburantit naftë apo benzinë do të uli shumë jetëgjatësinë e pjesëve të makinës. Në rast se do të jetë e një kualiteti të dobët unë mund të them që djegia e një naftë që është e pasur, pra jo e pastruar mirë. Rritja e temperaturës dhe dalje e gazrave me temperaturë jo të mirë do të ndikojë që të gjitha këto pajisje që shikon këtu do t’i bllokojë para kohe.

Lexo edhe :  Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri, themelore për integrimin në BE


Këto janë filtra. Filtra që janë shpikur për të ulur nivelin e ndotjes. Të gjitha këto filtra në rast se jashtë Shqipërie mund të bllokohen njëherë në 4-5 vjet nga përvoja punës ndodh që këtu bllokohen çdo gjashtë muaj. Me katalizatorin çfarë ndodh? Me katalizatorin bllokohen para kohe”,- sqaron Armando Myftare, inxhinier mekanik..


Këto janë dëmet fizike të mjetit, ndërsa ekspertët tregojnë se një karburant i keq që rëndom shitet në Shqipëri konsumohet më shpejt dhe shqiptarëve ju duhen më shumë litra se sa europianëve për të përshkruar të njëjtën gjatësi rruge./TCH/

1


Etiketa: , , , ,

Pas