Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, nga Eni Vasili në News24, ka folur për Kuvendin Kombëtar të PD, ku tha se PD ka akoma praninë e dy krizave brenda saj.
Për Lubonjën PD, ka problem me luftën e brendshme, dhe duhet një konsolidim i lidershipit.
Në lidhje me pyetjen nëse Basha është konsoliduar me këtë statut si një lider i përjetshëm, Lubonja dhe ky mund të shihet si një konsolidim më i fortë.
“Mendimi është që ky ndryshim e konsolidon disi më shumë autoritetin e Bashës, ku kanë mbetur disa kundërshtar jashtë, por shumica ka mbetur brenda. Ajo shtrirja e dorës është një shtrije që vjen nga bujaria e tij për treguar dhe për tu ndjerë më i forte”, deklaroi Lubonja.