Lefter Zhidru ka terrorizuar ditën e sotme për rreth 5 orë lagjen “11 Nëntori” në Elbasan pasi qëlloi fillimish ndaj forcave të policisë dhe ndaj qytetarëve poshtë pallatit ku ai banonte.
Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA të cilët pas negociatave kanë vendosur të ndërhyjnë në banesë.
71-vjeçari bëri rezistencë duke hapur sërish zjarr duke detyruar kështu forcat e RENEA-s që ta ekzekutojnë.
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” janë publikuar pamjet nga brenda banesës pasi Zhidru ishte ekzekutuar.
LEXO EDHE:
Mapo ndjek nga afër operacionin e RENEA – Me gaz lotsjellës dhe qen, si u ekzekutua Lefter Zhidru
‘Zhidru, ish-ushtarak’ – Policia: Vendosi tritol në derën e banesës
‘Në kushtet e vetëmbrojtjes e vramë’ – Policia reagon pas ekzekutimit të 71-vjeçarit