Aktualitet

I shtruar në spital – Zeka: Hera e parë që s’votoj! KQZ, për faqe të zezë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 14/02/21 |
mapo.al

Ish-deputeti Milaim Zeka, i shtruar në spital si pacient me koronavirus, thotë se nuk po i mundësohet votimi nga ana e KQZ-së.





Sipas gazetës “Express”, Zeka pretendon se organizimi i Komisionit Qendror Zgjedhor është për faqe të zezë.


“Miliona shkojnë për përgatitjen e zgjedhjeve, të njëjta budallallëqe, sa i përket organizimit të KQZ është për faqe të zezë, ata na telefonuan prapë, disa kanë mundur të votojnë me kusht, kanë mundur të marrin fletëvotime…Kur një burokraci përdoret për ta përdhunuar votën e qytetarit, ku përmes votës përcaktojmë fatin e vendit tonë, atëherë çfarë të presim tjetër?!”, – citohet Zeka.




Për ish-deputetin kjo është hera e parë që nuk voton, që nga koha e pasluftës në Kosovë.  “Është hera e parë që nuk do të mund të votoj. Tani jam në spital, kam komplikime në frymëmarrje, s’kam ndonjë shqetësim përpos temperatures…Apeloj te qytetarët që të mos tallen me Covid-19.”


Lexo edhe :  Izraelitët marrin "frymë" lirisht, maska jo më e detyrueshme në publik
1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas