Aktualitet

I shumëkërkuar në Itali, arrestohet në Tiranë 47-vjeçari me tre emra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 06/08/21 |
mapo.al

TIRANË – Bie në prangat e policisë një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 






Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koçi, 47 vjeç, banues në Durrës.







Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.




Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas