Aktualitet

I sulmuar nga kryeministri Rama, gazetari Skëndaj vlerësohet me çmimin “Reporteri i Vitit”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:14 - 13/11/20 |
mapo.al

Gazetari Erjon Skëndaj, i sulmuar jo pak nga kryeministri Edi Rama, ka fituar çmimin “Reporter i Vitit”.


Në një ceremoni të organizuar mesditën e sotme, nën masat strikte antiCovid, Skëndajt iu dorëzua çertifikata e reporterit të vitit nga Unioni i Gazetarëve.


Ai vlerësohet me këtë çmim për këmbënguljen dhe kurajon e lartë profesionale.



“Përmes raportimit të tij ka shkaktuar rritjen e ndjeshmërisë humane të opinionit publik kombëtar dhe reagime institucionale. Raportimet e tij televizive gjatë vitit 2020 për pasojat e pandemisë Covid-19 dhe rrisqet mbi popullatën, përbëjnë modelin e gazetarisë profesionale” – thuhet ndër të tjera në motivacion.


Jo më larg se dy ditë më parë, Skëndaj iu kundërvu kryeministrit Edi Rama, për spektaklin që ofron në media, duke deklaruar se sistemi shëndetësor është në këmbë, i gatshëm dhe me kapacitete e stafe të kualifikuara, dhe se problematikat e paraqitura janë produkt i mediave dhe gazetarëve.

Lexo edhe :  Lulzim Basha nxjerr dokumentin: Qeveria fsheh viktimat e koronavirusit

 


Etiketa: , ,

Pas