Këngëtari Sidrit Bejleri është bërë sërish baba. Ai ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” se partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë.
“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël. Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”-ka shkruar Sidriti krahas fotos, ku duket dora e vogëlushes së porsalindur.
Këngëtari ka arritur t’i surprizojë të gjithë me këtë lajm të bukur, pasi askush nuk e dinte se familjes së tij pritej t’i shtohej një anëtar i ri. Kujtojmë se Sidriti ka qenë edhe më parë baba i një vajze, e cila fatkeqësisht i ndërroi jetë kur ishte veçse 19 muajshe.
https://www.instagram.com/p/ByqFj_RHl7e/