Kronika

“Mos bëj asnjë lëvizje se do të qëlloj” – Zbardhet dëshmia e kolegut të policit që vrau Klodianin: Pati përleshje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:23 - 15/12/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje nga dosja e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcës Shqiponja.



Është dëshmia e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit.


Kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i “Shqiponjave” ka rënë në tokë dhe në atë moment Nevaldo Hadëraj ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën.



“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në disntancë 100 metra. Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes. Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi. Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen”, shprehet gazetarja Klodiana Lala, duke cituar dosjen hetimore.



Dëshmia e plotë e E.GJ
“Pamë një person, kolegu tha se po bën lëvizje të dyshimta. Kolegu i bëri thirrje të ndalonte, por djali vrapoi. Kolegu dëgjoi një si zhurmë arme, nuk e pa se çfarë kishte në dorë. Kur dëgjoi zhurmën, kolegu nxori armën dhe bëri thirrjen: Policia! Ndalo! Mos bëj asnjë lëvizje se do të qëlloj.


Megjithë thirrjen e policit, i riu vijoi të vrapojë. Kolegu vrapo drejt të riut, ai i tha: “Largohu se të vrava”. 

Pashë kolegun që po përleshej me të. Përleshja zgjati disa sekonda, kolegu ishte shtrirë në tokë. Kur ata u përleshën isha rreth 100 m larg vendit të ngjarjes. Kur pashë kolegun të shtrirë në tokë, dëgjova dy të shtëna.

Iu afrova kolegut për ta parë si ishte dhe shkuam pranë të riut që po rënkonte.

Kolegu njoftoi sallën operative dhe autoambulancën. Erdhi një patrullë e “Shqiponjave”, një nga komisariati nr.2 dhe një autoambulancë. Unë bashkë me kolegun shkuam te Drejtoria e Policisë së Tiranës”, mësohet të jetë shprehur efektivi E.GJ.

***

Dy efektivët e “Shqiponjave” nuk kanë pasur kamera trupi me vete, pasi ishin dëmtuar dhe i kishin dorëzuar në magazinën e policisë.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas