Aktualitet

I tregojnë videon e babait, Ronaldo përlotet në emision (FOTO+VIDEO)






               Publikuar në : 11:42 - 16/09/19 |
mapo.al

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot gjatë një interviste për emisionin ‘Good Morning Britain’ pasi në ekran iu shfaqën pamjet e babait të tij të ndjerë. Momenti emocional ndodhi gjatë intervistës me Piers Morgan.

Ronaldos iu shfaq një video e babait të tij Jose Dinis Aveiro, një alkoolist që vdiq nga mosfunksionimi i mëlçisë në moshën 52-vjeçare. Në klipin e shkurtër, Aviro fliste për Ronaldon.

Ylli i futbollit, duke qarë, tha: “Unë kurrë nuk e kam parë këtë video. E pabesueshme”.

I pyetur sesi ndihej ndërsa dëgjonte babain e tij duke folur me krenari për arritjet e djalit, ish-ylli i Manchester United dhe Real Madrid shtoi: “Mendoja se intervista do ishte e këndshme, nuk e prisja që do qaja. Nuk e di se ku i keni marrë këto pamje të familjes sime”.

“Në të vërtetë nuk e njoh babain tim 100%. Ai dehej. Kurrë nuk kam bërë me të një bisedë normale. Ishte e vështirë”, -shtoi sulmuesi.


Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç kur babai i tij vdiq dhe humbi shumë nga momentet më të mëdha të karrierës së tij.

“Familja ime e shikon, nëna, vëllezërit, madje edhe djali im i madh. Por babai, ai nuk shikon asgjë sepse vdiq shumë i ri”.

Gjithashtu zbuloi se po planifikon të martohet me modelen Georgina Rodriguez, por ende është shpejt.

“Do martohemi një ditë, me siguri. Është ëndrra e nënës sime gjithashtu. Kështu që një ditë, pse jo?”-rrëfeu babai i katër fëmijëve.


Etiketa: ,

Pas