Aktualitet

I treti në Tiranë, por nuk u zgjodh deputet, Ervin Bushati thyen heshtjen














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:18 - 04/05/21 |
mapo.al

“Fitorja e PS-së është edhe fitorja ime”, kështu u shpreh sot, deputeti Ervin Bushati, i cili në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti të sigurojë një mandat në parlamentin e ardhshëm për shkak të votave të pakta preferenciale, edhe pse renditej i treti në listën e Qarkut të Tiranës.






Në përgjigje të interesit të gazetarëve, kreu i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati, tha se çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest.


“Ka shumë vota të pavlefshme. Ka qenë një sistem i ri, shumë nga qytetarët nuk e kanë kuptuar mirë. Kur je në një betejë me kundërshtarët patjetër që ka zonë kontributi, zonë zjarri. Më vjen mirë që kisha privilegjin e një vendi të mirë në listë.







Gjithashtu mora edhe përgjegjësinë më të madhe, dhe kjo i dedikohet përkushtimit. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Nëse unë isha heroi i vogël për PS-në jam i nderuar në fakt sepse ka dhënë shumë për mua. Është një histori që e kam parë edhe përsëritet nga 2009-ta”, u shpreh Bushati.



Kreu i PS-së për Tiranën Ervin Bushati është një prej atyre kandidatëve që u spostua dhe që nuk e fitoi dot mandatin e deputetit edhe pse në listë ishte në vendin e tretë.



Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi edhe pse renditeshin përkatësisht në vendin e 23 dhe 30, arritën të thyejnë herësin dhe të zgjidhen deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, duke larguar nga lista e kandidatëve përkatësisht Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, si më pak të votuarit në rang qarku.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas