Sot udhëheqësi historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka pasur ditelindjen. Dhe ka marrë jo pak urime. Por lajm është bërë më së shumti dedikimi i Edi Ramës për të.
Kryeministri e pranon se ka qënë i “birësuari“ i tij në këtë forcë politike, dhe gjithashtu, pranon se ai më vonë e “vrau babanë”, sipas një nocioni psikologjik, ku dikujt i duhet të rritet dhe të formësojë personalitetin e tij.
Megjithatë, rrjeti social, ka sjellë sot në vemendje pikërisht çfarë thoshte Fatos Nano për Edi Ramën, në periudhën e katarsisit, pasi ky i fundit e kishte tradhëtuar dhe kishte nisur luftën për largimin e liderit historik nga e majta.
Fjalët e Nanos janë të rënda. Ka aty edhe akuza penale, për trafikim të ikonave të vjedhura.
Dëgjojeni: