Bota

I vdiq djali në fushë, Kaka ngushëllon Cafu dhe familjen








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:03 - 06/09/19 |
ro ot

Superylli brazilian, Kaka, shkoi në varrimin e djalit të ish-shokut të skuadrës, Cafu. Synimi ishte i qartë dhe njerëzor: për t’i dhënë atij mbështetje morale, pas vdekjes tronditëse të djalit këtë javë. Mbrojtësi legjendar brazilian, Cafu, dhe familja e tij po përjetojnë një gjëmë të madhe, janë në lot dhe zi, sepse Danilo u nda nga jeta të mërkurën vetëm 30 vjeç, pas një ataku kardiak.



Më i madhi nga tre fëmijët ndërroi jetë, pasi luajti një ndeshje futbolli në Sao Paulo. Ai u dërgua me urgjencë në spital, pas sulmit në zemër, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin. Kjo tragjedi bëri që miqtë dhe shokët e Cafu të nxitonin drejt shtëpisë së fituesit të Kupës së Botës për ta ngushëlluar. Njëri nga të parët, që tregoi mbështetjen e tij, ishte ish-ylli i Milanit dhe i Real Madridit, Kaka, i cili e kishte fituar Kupën e Botës së bashku me Cafu, më 2002.




37-vjeçari përqafoi anëtarët e familjes, pasi trupi i pajetë i Danilo u soll përsëri në shtëpinë e familjes nga spitali. Lulet dhe kurorat kanë mbuluar arkivolin e të ndjerit, ndërsa vetë Cafu u mundua të mos e jepte veten. Ai u përpoq të ngushëllonte të tjerët, edhe pse zemra i është bërë copë nga humbja e papritur e djalit.


Sao Paulo, klubi brazilian, ku 49-vjeçari Cafu e filloi karrierën si futbollist, i dërgoi mesazh mbështetje njërit nga ish-lojtarëve më të mëdhenj të tij ndonjëherë: “Sao Paulo Futebol Clube shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e Danilo, birit të Cafu. Klubi uron që idhulli trengjyrësh, familja dhe miqtë e tij të gjejnë forca për ta përballuar këtë dramë”.

 

Lexo edhe: 

Tragjike: Djali i Cafusë vdes në fushën e lojës, Brazili në zi


Etiketa: , , , ,

Pas