Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

I vdiq fëmija në kopshtin privat, nëna e 3-vjeçarit dyshon për ngjarjen: Gënjyen për kamerat

by mapo.al
10/01/2022
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Prindërit e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopësht privat në Fier nuk kanë gjetur qetësinë me argumentin se i mituri u mbyt aksidentalisht, ndërsa ishte jashtë vëmendjes së edukatores.

Nëna e të miturit mes lotësh, akuzoi 27-vjeçaren, tashmë të arrestuar, dhe drejtuesit e kopshtit që frekuentonte i biri, se e kanë gënjyer për ngjarjen dhe kamerat e sigurisë të cilat mund të shuanin çdo dyshim.

“Presidenti i kopshtit na ka gënjyer, ka ardhur te shtëpia. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep dhe na mashtroi. Kur vajtëm dje tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë të jetë vrarë.

Kapse të ngelnin në dorë, si mund të vritet një fëmijë 15 kg? Kopshti sot është hapur, kaq i pashpirt qenka ai kriminel. Dua drejtësi për djalin tim” u shpreh e ëma e 3-vjeçarit Donalda Kodheli.

“Jam gjyshi i nipit, atë ditë ka qenë vetëm një edukatore, aty ka dhe fëmijë autikë. Të zbardhet ngjarja deri në fund.”

“Ka qenë pakujdesi, o ka rënë nga shkallët, Zoti e di” shtoi më tej dyshimet gjyshi i të ndjerit.

“Na ndihmoni të shikoni vendin e ngjarjes, kopshti është i hapur. Na konfirmoni që ai fëmijë është varur atje. Kemi bërë kallëzim dje në polici. Jam përsëri i pakënaqur me policinë që kopshti është hapur. Si mund të hapet kur një fëmijë ka vdekur atje? Po na bëhet vrasja radhë”, u shpreh daja.

Ndaj të shoqëruar nga familjarë iu drejtuan prokurorisë me kërkesën për të zbardhur ngjarjen e për të bërë drejtësi.

“Na thanë hajdeni dhe takoni prokurorin dhe prokurori doli që ishte në gjykatë” tha mes dhimbjes dhe zhgënjimit e ëma.

Dyshimet e grupit hetimor janë se fëmija u mbyt aksidentalisht pasi i ngeci kapuçi i xhupit në një varesë rrobash.

Por familjarët dyshojnë se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi.

Veç ngjarjes tragjike që u ra për pjesë, familjarët e 3-vjeçarit janë të indinjuar me sjelljen e drejtuesve të kopshtit, që siç thonë u dërguan ndërmjetës për ti qetësuar.

“Na sollën një ndërmjetës, Vangjel Ndrekon. I thashë kërkoj një garanci nga ty. A ka vendi ku është varur fëmija ka kamera? Tha po. Ne duam të na zbardhin të vërtetën, nuk jemi vrasës, ne jemi të vrarë. Nuk ka qenë aksidentale fare”, tha daja i fëmijës.

JU SUGJEROJME

Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana
Kronika

Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana

18/05/2022
Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()
Bota

Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()

18/05/2022
Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
Aktualitet

Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit

18/05/2022
Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë
Bota

Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë

18/05/2022
Next Post
Zëri i Amerikës: Kuvend i 18 dhjetorit, provë force e Bashës për Berishën

Protesta e 8- Janarit te PD: Prokuroria thërret Lulzim Bashën dhe Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Dhërmi/ Rrezikuan mbytjen, policia shpëton dy të rinj nga Tirana
  • Alarmi, një tjetër virus i rrezikshëm po përhapet në Europë ()
  • SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
  • Vrasja në Sukth, viktima pak vite më parë i arrestuar për rrahjen e biznesmenit
  • Zelenksy kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In