Aktualitet

I vëllai ushtar i bindur i Saimir Tahirit/ Hera e dytë që Pajtim Aga arrestohet për drogë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 17/01/20 |
mapo.al

Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Mësohet se Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, dhe ky i fundit është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar.


Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Këtij të fundit, Aga i bindej me shprehjen: “Jam ushtari jot!”


Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga.


Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.


***
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona të cilët u kapën me 60 kilogramë drogë e llojit hashash çokollatë. Të arrestuarit janë Sh.M, E.R, D.M dhe Pajtim Aga. Burimet bëjnë me dije se ata janë kapur në flagrancë pas përgjimeve me metoda speciale.

LEXO EDHE: 

Tiranë/ Sekuestrohen 60 kg hashash çokollatë, në pranga edhe vëllai i shefit të policisë

“Në 2016 u kap me kokainë”/ Kush është vëllai i shefit të policisë që u arrestua sot me hashash (EMRI)



Etiketa: , , ,

Pas