Aktualitet

I vendosën bombë në makinë – Ja çfarë thotë gazetari grek (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 11/01/21 |
mapo.al

Një gazetari grek, George Sfakianakis, i është vënë bombë në makinë.



Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së dielës mbrëma, jashtë studios televizive të stacionit “E”.


Sipas mediave greke, Sfakianakis po merrej me montazhin e shfaqjes së Menios Fourthiotis, “Prova të drejta”, kur u dëgjuan zhurmat e forta të shpërthimit.



Fatmirësisht nuk pati të lënduar.



Në një prononcim për Protothema.gr, Sfakianakis dyshon të ketë qenë ai shënjestra e sulmit. Sipas tij, targeti ka qenë prezantuesi, Menios Fourthiotis.


Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas