Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi me tritol në banesën e policit në Shkodër. Bëhet me dije se Prel Milani nuk ka qenë në shtëpi gjatë momentit kur ka ndodhur shpërthimi.
Prel Milani sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte drejt punës në Theth ndërsa ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm. Në deklaratën e tij në polici, Prel Milani ka thënë se edhe pse ka dëgjuar shpërthimin, ka vijuar rrugën pasi nuk ka menduar që bëhet fjalë për banesën e tij.
Pas pak kohësh është njoftuar nga familjarët të cilët ndodheshin në banesë dhe është kthyer menjëherë. Ndërkohë sipas dëshmisë së Milanit, në policia ka thënë se nuk ka patur konflikte, por dyshon se ky sulm i ka ardhur si pasojë e detyrës si shef stacioni policor në Theth.
Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjësimin e lëndëve narkotike si pjesë e policisë. Ndaj dyshimet e para janë një sinjal për policin Milani. Në Dukagjin në një kohë të shkurtër kanë ndodhur dy vrasje në fund të 2019, fillimisht Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha.
Polici Milani ka mohuar të ketë pasur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejtpërdrejtë, dhe se nuk ka një ide se cilët mund të jenë autorët, por dyshon fort se shpërthimi në banesën e tij, mund të jetë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.
LEXO EDHE:
Shpërthimi në Shkodër/ Eksploziv pranë banesës së shefit të policisë (EMRI)