Aktualitet

I vendosi 1 kg tritol biznesmenit poshtë makinës në Elbasan, 25 vite burg për Astrit Sinanajn





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:27 - 08/07/20 |
mapo.al

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 25 vite burg Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke vendosur poshtë makinës së tij 1 kg tritol C4.


Lënda eksplozive fatmirësisht nuk shpërtheu dhe u çaktivizua nga forcat xheniere të RENEA-s.


Sinanaj është deklaruar fajtor dhe dënuar me 25 vite burg për 4 akuza “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burgim për Astrit Sinanaj.


Biznesmeni Fuad Verzivollin kishte deklaruar në gjykatë se atentatin ndaj tij e kishte financuar Florenc Çapja.

Së bashku me Sinanaj u dënua me 10 muaj burgim për moskallëzim krimi dhe mikun e Sinanajt, Thanas Thoma.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas